Policia britanike vuri në pranga një 19 vjecar, nën akuzën se lejoi lundrimin e gomones në kanalin e La Manch, në një kohë kur temperaturat ishin nën 1 gradë, dhe deti ishte i trazuar, duke shkaktuar 4 viktima, në mesin e tyre edhe një adoleshent. Një gomone me 43 migrantë u përmbyt pak ditë më parë, ku 4 persona humbën jetën dhe 39 të tjerë arritën të shpëtoheshin nga autoritetet franceze dhe ato britanike.