Top News – 4 viktima në 24 orë/ 124 raste të reja, 116 të shtruar
08/08/2020 19:00

Situata nga covid 19 ne vendin tone vijon te jete shqetesuese me raste pozitive që shtohen dite pasdite dhe jete te humbura. Gjate raportimit ditor ministria e Shendetesise konfirmoi se kane humbur jeten gjate 24 oreve 4 persona që po trajtoheshin në terapinë intensive në dy spitralet covid 1 dhe 2, duke e cuar numrin e jeteve te humbura qe nga fillimi i pandemise në 193. Ndërkaq nga testimi i 500 tamponeve janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 124 persona. Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, në dy spitalet Covid, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 76 vjeçare nga Shkodra, dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 50 vjeçar; një 75 vjeçar dhe një 76 vjeçar. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 33 raste në Tiranë, 19 në Elbasan, 9 në Mirditë, 8 në Lushnje, nga 7 raste Fier, Krujë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Vlorë, Divjakë, 3 në Tropojë, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Pukë, nga 1 rast në Kavajë, Kamëz, Pogradec, Tepelenë, Fushë-Arrëz, Dibër, Malësi e Madhe, Vorë, Maliq, Patos. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 116 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.