Top News – 4 të arrestuar dhe 2 në kërkim. Goditet grupi kriminal që shiste armë në Tiranë
10/06/2026 10:31

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Rrjeti”, duke goditur një grup kriminal të dyshuar për shitje armësh zjarri, lëndësh plasëse dhe municioni. Në kuadër të aksionit janë arrestuar katër persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Gjatë operacionit u sekuestruan 7 armë zjarri, konkretisht 4 pistoleta dhe 3 automatikë, si edhe municion luftarak dhe prova të tjera materiale. Të dyshuarit janë identifikuar përmes blerjeve të inskenuara nga uniformat blu, metodë që ka shërbyer për vërtetimin e aktivitetit të paligjshëm. Sipas hetimeve, gjashtë personat e identifikuar në këtë fazë të operacionit, së bashku me pesë të arrestuar më herët, dyshohet se vepronin të organizuar në dy grupe kriminale që siguronin dhe shisnin armë në zona të ndryshme të kryeqytetit. Pistoletat shiteshin deri në 1.500 euro, ndërsa automatikët kallashnikov deri në 2.500 euro. Hetimi kishte nisur më herët dhe në mars të këtij viti çoi në arrestimin e pesë personave të tjerë. Në total, gjatë operacionit “Rrjeti”, janë arrestuar 9 persona dhe janë sekuestruar 17 armë zjarri, 4 kallëpë lëndë plasëse, sasi të konsiderueshme municioni, 4 automjete dhe 13 telefona celularë. Policia bën të ditur se hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe për kapjen e dy të shpallurve në kërkim.

Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina negociata në nëntor, Putin liron një amerikan
21/10 22:10
Top News-Refuzohet oferta e dytë e Ramës/Karriget hidhen sërish, protesta zhvendoset tek Parlamenti
21/10 22:07
Top Channel / BE i përgjigjet Rusisë për Shqiperinë dhe shtetet e Ballkanit: E kanë vendin në union
21/10 22:05
Top News- Rama ‘dialog’ online me protestuesin: Ju jeni prokurorë, e gjykatës apo jeni studentë?
21/10 21:30
Top News- “Ik andej”, tensione në bulevard mes protestuesve, çfarë ndodhi?
21/10 21:10
Top Channel/ Shiu shpërndan protestuesit, zbrazet qendra e Tiranës
21/10 20:42
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 20:22
Top Channel/ Protesta, evitohen përplasjet e mëdha! Vetëm incidente sporadike në shesh
21/10 20:21
Top Channel/ Protesta e nëntë më e qetë për disa orë, por në mbrëmje u kthyen molotovët
21/10 20:20
Top Channel/ Konfliktohen protestuesit me njëri-tjetrin, marshojnë drejt qendrës së Tiranës
21/10 20:17
Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01
Top Channel/ Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, merr vendimin e parevokueshëm
21/10 19:58
Top Channel/ Plani ogurzi! Kush po i shfrytëzon protestat e dhunshme në Europë?
21/10 19:56
Top Channel/ Zbardhet plani franko-shqiptar kundër dhunës, diskutime për një front anti-vandalizmi
21/10 19:49
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:40
Top Channel/ Kënge e valle në orët e darkës, të rinjtë gaz e hare para policëve te Kryeministria
21/10 19:39
Top Channel/ Tensione në Bulevard, protestuesit gjuajnë me gurë dhe shishe uji drejt Kryeministrisë
21/10 19:35
Top News- Ekstradohet mësuesja turke/ Akuzohet për terrorizëm nga Turqia, mbështeti kurdët
21/10 19:29
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:19