Gjatë punimeve në Forumin e Unionit Ndërkombëtar të Demokracisë në Zagreb, një delegacion nga PD i kryesuar nga kryedemokrati Berisha zhvilloi një takim me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković. Diskutimet u përqendruan në zhvillimet politike në Shqipëri dhe rajon, si dhe në procesin e integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Berisha gjatë takimit vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë Shqipërisë në rrugën drejt BE. Më tej ai u ndal në shqetësimet për Shqipërinë, ku renditi 4 probleme kryesore sipas tij: mungesën e zgjedhjeve të lira, regresin demokratik dhe tendencat autokratike të qeverisjes, korrupsioni dhe krimi i organizuar.