Për gati katër orë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dëshmoi në Gjykatën e Posaçme për dosjen ‘Partizani’. Balla u thërrit si dëshmitar nga mbrojtja e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezi edhe në cilësinë e kallëzuesit. Deputeti socialist tha para gjykatës se dyshimet se dyshimet e para për korrupsion dhe shpërdorim detyre në çështjen e privatizimit të truallit të ish kompleksit sportiv Partizani i ka ngritur që në vitin 2012 dhe se në 2020 vendosi të depozitojë kallëzim për të. “Kam paraqitur dyshimet e mia lidhur me mënyrën si janë bërë procedurat lidhur me procesin e privatimit. Në vlerësimin tim ky proces nuk është gjykuar sipas procedurës ligjore. Personat e përfshirë kanë shfrytëzuar lidhjet e tyre familjare”, tha Balla.