Policia e Vlorës ka goditur një rast të shpërndarjes së drogërave në zona plazhi e lokale nate si dhe të armëmbajtjes pa leje. Aksioni është zhvilluar në gjirin e Gjipesë, pasi policia kishte informacion për një grup kriminal të armatosur, që shpërndante lëndë narkoitke.