Rama: “Në Shqipëri këtë herë edhe më shumë sesa zakonisht, ngjarja u bë një motiv i ri ndasie shumë të egër, ku një furi dhune dhe marrëzie u lëshua kundër një koncerti.” Sipas shefit të ekzekutivit, Edi Rama pikërisht gjuha e dhunshme, etiketimet dhe paralamërimet që i bënë pritë koncertit të reperit me famë botërore, Kanye West; u bënë shkak për domosdoshmërinë e ndërhyrjes me 4 milionë euro nga buxheti i shtetit. Ndaj sipas kryeministrit, ata që sot ngrenë zërin për fondin e alokuar nga rezervat e shtetit duhet t’i kërkojnë llogari vetes.