Rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë në muajt e parë të këtij viti është stabilizuar pranë nivelit të 4 miliardë eurove. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit prill mjetet e rezervës kishin vlerën e 3.96 miliardë eurove, me një rritje shumë të lehtë prej 0.4% që nga fillimi i vitit. Rezerva valutore ngelet ndjeshëm më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me një vlerë në rritje prej 11%.