Top News – 4 kandidatë për kreun e PD/ Gara e fortë si asnjëherë më parë
25/05/2021 12:02

Zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike që do të mbahen në 13 qershor, janë epiqendra e zhvillimeve politike në vend në këtë periudhë. Afati i dorëzimit të kandidaturave përfundoi të shtunën dhe nga 9 emrat që shfaqën deshirën për të qenë pjesë e garës, kryesia e PD, ka miratuar 4 kandidatët që tashmë dihen, Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi dhe Agron Shehaj. Lulzim Basha, që është aktualisht kryetar në detyrë, kandidon për një mandat të tretë si kryetar partie. Pas humbjes në zgjedhje ai u përballë me reagime të shumta nga brenda PD që kërkonin largimin e tij si kryetar. Por Basha ka deklaruar se në zgjedhje është zhvilluar një masakër e vërtetë elektorale dhe se lufta pr të faktuar këtë farsë do të vazhdojë gjatë. Ish zëvendësministrja e Jashtme Edit Harxhi që shënon edhe një zhvillm historik për pd dhe skenën politiek shqiptare si e para kandidate femër për kryetare partie, e ka cilësuar garën të pabarabartë. Sipas saj strukturat e PD janë në shërbim të kryetyarit aktual Basha. Si pjesë e grupit për reformimin e PD, Harxhi ka kërkuar pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dorëheqjen e Bashës dhe nisjen e një epoke ndryshimesh për PD. Edhe kandidati tjetër Fatbardh kadilli, i cili lancoi i pari ambicjen e për të kandiduar për kryetar të selisë blu, e ka cilësuar si model të dështuar Bashën në drejtimin e PD. Kanidati i tretë përballë Bashës, është Agron Shehaj, një figurë që vjen nga bota e biznesit dhe i angazhuar prej kohësh me PD, zyrtarizoi përfshirjen në garë në ditën e fundit të afatit të vendosur nga strukturat drejtuese. Ai në qëndrimet e tij të pakta publike këto ditë, ka deklaruar se shqiperia ka nevojë për një opozitë të vërtetë.

Top News – Rama, sërish për gjyqtarin: Nuk i pa provat! Vendosi për 10 minuta kundër Kadastrës’
20/08 21:04
Top Channel/ “Gjyqtari vendosi për 10 minuta”, Rama reagon për lirimin e pallatit të konfiskuar
20/08 19:36
Top News – Aksioni opozitar në Kuvend e jashtë. Blushi i shkon Nokës në seli, diskutohet plani
20/08 19:15
Top News- Hiqen tendat e lokaleve, Rama ndan pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
20/08 17:20
Top News – Rama u rikthehet gjyqtarëve. Rama: Ja një vendim skandaloz kundër interesit publik
19/08 19:17
Top Channel/ Murrizi me sytë nga Spak: PD për opozitë selektive, do kandidoj për kryetar
18/08 20:07
Top Channel/ Riformatim i PD? Boçi: Kundër! Pasion momental i kritikëve, garë ose krijoni fraksion
16/08 19:45
Top Channel/ Premtimi i Ramës: Do rindërtojmë falas çdo shtëpi të djegur
15/08 22:41
Top News- Berisha ‘troket’ sërish në Kushtetuese/ Dorëzon ankim kundër masave të sigurisë
15/08 19:18
Top Channel/Rama për zjarrvënësit:Kriminelët do t’i dorëzohen drejtësisë,meritojnë ndëshkim maksimal
14/08 10:26
Top Channel/ Rama bën bilancin e zjarreve: Ende 6 vatra ‘të nxehta’!
13/08 23:08
Top News- Berisha:Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Ja ku gjenden paratë për avionët zjarrfikës
13/08 16:51
Top Channel/ “Aksi Berat-Ballaban, brenda vitit”, : Sezoni i ardhshëm iu gjen me rrugë të re
11/08 19:46
Top Channel/ Berisha reagon për shembjen në Vlorë: Të bëhej në vjeshtë, dëm për turizmin
11/08 15:02
Top Channel/ Shpëtoi 3 të aksidentuarit në Fier, Rama: Mes Policisë së Shtetit ka edhe heronj!
09/08 21:05
Top Channel/ Rama: Masa të reja për shkelësit, paketa miratohet së shpejti
09/08 19:18
Top Channel/ “Duhet rithemelim i dytë”, ish-deputeti i PD, Kreshnik Çollaku, propozon një foltore
09/08 15:05
Top Channel/ Rama nxjerr pamjet e reja: Qytetet shqiptare, si BE
08/08 19:30
Top Channel/ Zegjineja kritikon Bashkinë e Roskovecit, nxjerr videon e plehrave në rrugë
08/08 15:34
Top Channel/ Meta kërkoi lirinë.Gjyqtari shpall moskompetencën: Çështja të shqyrtohet nga Erjon Çela
08/08 15:02