Policia ka vënë në pranga një kryefamiljar në Kukës, pasi dyshohet se ka dhunuar psikologjikisht bashkëshorten e tij dhe më pas ka ngacmuar seksualisht dy vajzat e tij të mitura. Pas kontrolleve në banesë, këtij shtetasi iu gjetën 14 kapsolla detonatore, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 garantë dore dhe 5 krehra automatikësh. Municioni luftarak u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që vijojnë hetimet nga Prokuroia për hetime të tjera.