Një ngjarje e pazakontë është shënuar gjatë mbrëmjes së të martës në kryeqytet. Një 37 vjecare me iniciale MK, i hodhi benzinë një farmacie në tentative për ta djegur dhe shkak për këtë u bë një farmaciste e cila i kishte dhënë asaj ilace që i shkaktuan probleme shëndetësore. Pamjet që po ndiqni tregojnë momentin kur 37 vjecarja hedh një bidon me benzinë drejt farmacisë, e më pas merr cantën që kishte lënë në trotuar dhe largohet. Ngjarja u shënua në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Tiranë. Pas kqyrjes së kamerave të sigurisë, policai bëri të mundur identifikimin e 37 vjecares e më pas arrestimin e saj.