Kryeministri në detyrë, Albin Kurti mori pjesë në konferencë për media të paralajmëruar nga ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli dhe ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti. Kurti në konferencën që pati në fokus çështjet që lidhen me banimin social dhe politikat për mbështetjen e familjeve në nevojë, këtë projekt e ka cilësuar si një investim të rëndësishëm për dinjitetin e familjeve, barazinë dhe sigurinë sociale.