Top News – 37 avionë kinezë drejt Tajvanit / Raketat ‘gati’, ishulli aktivizon mbrojtjen ajrore
08/06/2023 14:49

Tajvani aktivizoi sistemin e tij të mbrojtjes ajrore të enjten pasi u raportua se 37 avionë ushtarakë kinezë hynë në zonën e mbrojtur ajrore të ishullit. Disa prej tyre më pas iu drejtuan Paqësorit perëndimor. Kjo konsiderohet si ndërhyrja më e madhe e pekinit në këto kohë të fundit. Kina, që e konsideron tajvanin e qeverisur në mënyrë demokratike si territor të sajin, gjatë tre viteve të shkuara ka dërguar rregullisht avionët e saj ushtarakë afër ishullit, edhe pse ata nuk kanë hyrë deri më tani në hapësirë ajrore tajvaneze. Ministria e mbrojtjes tha se 37 avionë ushtarakë kinezë, mes të cilëve J-11 dhe J-16, si edhe bombarduesit bërthamorë H-6, fluturuan në pjesën jugperëndimore të zonës së mbrojtur ajrore të ishullit. Kjo e fundit, është një zonë e gjerë që monitorohet dhe patrullohet nga Tajvani për ti dhënë forcave ushtarake të vendit kohën e nevojshme për tiu përgjigjur kërcënimeve. Disa avionë kinezë fluturuan në juglindje të tajvanit dhe kaluan në paqësorin perëndimor, për të performuar mbikqyrje ajrore dhe trajnime fluturimi në distanca të gjata – tha ministria në një deklaratë. Tajvani dërgoi avionët e tij luftarakë dhe anijet për të monitoruar lëvizjet e tyre ndërkohë që aktivizoi sistemet raketore të vendosura në tokë. Ministria kineze e mbrojtjes nuk ka bërë ndërkohë komente. Kina sapo përfundoi një fazë të dytë të patrullimeve të përbashkëta ajrore me rusinë, mbi paqësorin perëndimor, pas fluturimeve më herët mbi detin e japonisë dhe detin e kinës lindore, gjatë të cilave edhe alarmoi Japoninë në lidhje me sigurinë e saj kombëtare.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37