Në lagjen nr.12, Korcë, në një banesë të marrë me qira, është gjetur i pajetë nga punonjësja për mirëmbajtjen e banesës, shtetasi O. R. 36 vjeç, banues në Tiranë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.