Top News – 350 mijë predha çdo muaj / Ja çfarë kërkon Ukraina, BE i jep 2 miliardë euro
20/03/2023 11:24

Në Bruksel, ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes së BE-së mblidhen këtë të hënë për të diskutuar planet për t’i ofruar municion Ukrainës në vlerë prej 2 miliardë eurosh në bazë të planit që përfshin blerjen e përbashkët të municionit nga blloku evropian. “Koha është e rëndësishme, ne duhet të dërgojmë më shumë municion artilerie dhe ne duhet ta bëjmë këtë me shpejtësi”, ka paralajmëruar shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, pritet t’i adresohet këtij takimi përmes video-lidhjes nga Kievi. Ai pritet t’i informojë homologët e tij evropianë lidhur me situatën aktuale në fushëbetejë. Kievi ka thënë se i duhen 350.000 predha çdo muaj për t’i bërë ballë ofensivës së Rusisë në lindje dhe të jetë në gjendje që të kryejë një kundërofensivë gjatë pranverës. Shtetet anëtare të BE-së, që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës, i kanë dhënë Kievit ndihmë ushtarake në vlerë prej 13 miliardë dollarësh. Ministrat e Jashtëm të bllokut po ashtu pritet të flasin për përgjegjësinë e Moskës për dëbimin me forcë të fëmijëve ukrainas për në Rusi, por edhe për masat për të lehtësuar eksportet ukrainase. Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë më 17 mars lëshoi urdhërrarestim për presidentin rus, Vladimir Putin, lidhur me rolin e tij në transferimin me forcë të fëmijëve ukrainas në Rusi. Gjykata po ashtu lëshoi urdhërarrestim ndaj Maria Lvova-Belova, që është komisionare e Rusisë për të drejtat e fëmijëve.

Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47