Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor "Fier-Libofshë", ku një person ka humbur jetën. Sipas informacionit paraprak, shtetasi Xh. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë, ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit. Autoritetet po kryejnë hetime për të kuptuar shkakun e humbjes së kontrollit mbi motomjetin.