Forcat policore evropiane kanë shkatërruar një rrjet shqiptar të trafikut të drogës që kryente aktivitetin e tij të paligjshme në Gjermani, Itali dhe Holandë. Europol në bashkëpunim me policinë në të tre vendet, arrestoi 35 persona dhe sekuestroi më shumë se 1 milion euro. “Rrjeti kriminal dyshohet se është përgjegjës për shpërndarje të gjerë të kokainës dhe kanabisit nga Amerika e Jugut në Evropë dhe shpërndarjen e tij të mëtejshme në të gjithë Bashkimin Evropian”, tha Europol. Ata njihen edhe për përdorimin e dhunës, duke përfshirë episodet e torturës dhe rrëmbimit me qëllim zhvatjeje. Prej kohësh tashmë, shqiptarët janë kthyer në persona kycc të trafikimit të drogës nga Amerika Latine e më pas shpërndarjen në vendet Europiane.