Dita e 35-të e protestës nisi me urimin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, urim që para Kryeministrisë u lexua nga Dritan Goxhaj, të cilin nga mazhoranca e akuzojnë antiamerikan dhe të lidhur me Iranin. Urimi i pavarësisë së SHBA vijoi me fjalimet e përfaqësuesve të diasporës. Tubimi nuk shmangu edhe dhuratat dhe urimet ironizuese për ditëlindjen e Kryeministrit Edi Rama.