Patrulla të shumta të Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave anticovid. Punonjësit e Policisë kanë dalë në terren për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.