Policia e Tiranës thotë se ka zbardhur zhdukjen misterioze të 34 vjeçarit, Eglant Koçi në kryeqytet, që sipas denoncimit të familjarëve të tij është parë për herë të fundit në zonën e Sheshi Wilson. Uniformat blu njoftojnë se i riu dyshohet se është marrë dhe mbajtur peng nga 41 vjeçari Armand Shakaj, i shpallur në kërkim teksa ka arrestuar 25 vjeçarin Enea Zyferi që dyshohet se e ka ndihmuar në pengmarrje.