Dita e 34 e protestës kundër klasës dhe sistemit të vjetër të politikës nisi me thirrjet për lirimin e protestuesve të arrestuar gjatë përplasjeve me policinë te Kuvendi ditën e enjte. Përfaqësues të organizatorëve të protestës lexuan edhe një deklaratë. Protesta vijoi me fjalimet dhe mesazhet tradicionale të qytetarëve, një pjesë e të cilëve thanë se kanë mbështetjen e Parlamentit Europian. Ashtu si çdo natë, fjalimeve ua la vendin marshimi, që këtë të premte u caktua drejt Komisariatit numër 3, ku mbahen disa protestues të ndaluar ditën e enjte.