Flakët e zjarrit kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të vendit, vatra e të cilëve jo pak herë është shkaktuar nga dora e njeriut. Paralajmërimi i ministrit të brendshëm Bledi Çuçi për vënie përpara përgjegjësisë të gjithë atyre që ‘luajnë me zjarrin’, është shoqëruar me një numër të lartë arrestimesh në harkun kohor të pak ditëve. Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Ylli Vasili ka konfirmuar panoramën e arrestimeve në vend si pasojë e zjarrëvënies së qëllimshme.