Një 33 vjeçar është plagosur me thikë këtë të shtunë në qytetin e Vlorës. Policia bën me dije se i riu ka marrë dy plagë dhe ndodhet në ambientet e kirurgjisë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Po ashtu, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës mesditës në afërsi të Spitalit Rajonal të Vlorës, teksa shkaqet nuk janë ende të qarta. Ndërkohë, nuk ka ende detaje lidhur me autorin e plagosjes. Policia vijon punën për mbledhjen e provave dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.