Gjykata e Jurisë së Përzier në Athinë dënoi me 32 vite burg, nga të cilat do të vuajë 20, shqiptarin Nardi (Fatbardh) Idrizi, 39 vjeç nga Vlora, për plagosjen e tre të rinjve nga Kreta në dhjetor 2023 në zonën e Gazit. Të plagosurit, dy vëllezër dhe një mik i tyre, u qëlluan në kokë dhe pas shpine pas një përplasjeje banale në rrugë.