Pas kalimit të draftit të vendeve anëtare të BE lidhur me qëndrimin e përbashkët për avancimin e Shqipërisë në një fazë të re për anëtarësim, kryedemokrati Berisha nga selia blu solli disa nga pikat e Raportit të IBAR, që sipas tij ashpërsojnë edhe më tej kushtet. Berisha ka vijuar akuzat ndaj qeverisë lidhur me procesin zgjedhor, duke deklaruar se raporti i IBAR i miratuar më 21 maj përmban kritika të forta për manipulim. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.