Numri I viktimave nga sulmi ajror izraelit në periferi të Bejrutit ka shkuar në 31 tha ministria e Shëndetësisë së Libanit. Në mesin e viktimave janë dhe 7 gra si dhe 3 fëmijë. Ministri I shëndetësisë Firass Abiad sqaroi për gazetarët se nga shpërthimi mbetën të plagosur dhe 68 persona të tjerë, 15 prej të cilëve po marrin ende ndihmë mjekësore në spital.