Kuvendi i Shqipërisë miratoi marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila do të përdoret për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi marrëveshjen si mbështetjen më të madhe financiare që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në 104 vite marrëdhënie diplomatike. Sipas Ballës, disbursimi i fondeve dhe lëvrimet e para për pajisjet ushtarake pritet të nisin në muajin shtator.