Top News/ 300 në pranga, Turqia me dorë të fortë / Dyshohen për lidhje me Shtetin Islamik
22/12/2023 12:00

Autoritetet turke kanë arrestuar 304 njerëz të dyshuar për lidhje me grupin militant, Shteti Islamik, gjatë një operacioni në 32 provinca, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, të premten. Shumica e të dyshuarve u kapën në tre qytetet më të mëdha të Turqisë, Ankara, Stamboll dhe Izmir, tha Yerlikaya. Ai shtoi se operacioni “Heronjtë-34” u mbajt njëkohësisht në gjithë vendin. “Ne nuk do të lejojmë asnjë terrorist të hapë sytë, për të siguruar paqe dhe unitet për popullin tonë. Ne do të vazhdojmë betejën me përpjekje të mëdha të forcave tona të sigurisë”, tha ai. MInistri publikoi edhe pamje ku shihej policia duke hyrë në disa banesa dhe duke futur të arrestuarit në automjete. Shteti Islamik, kishte marrë kontrollin e një të tretës së Irakut dhe Sirisë në vitin 2014. Edhe pse tashmë i mposhtur, ai vazhdon të kryejë sulme. Ky grup militant ka kryer sulme të shumta në Turqi, përfshirë atë në një klub nate më 1 janar 2017 në Stamboll, ku u vranë 39 persona. Autoritetet turke kanë rritur presionin kundër Shtetit Islamik dhe kundër militantëve kurdë në javët e fundit, pasi këta të fundit vendosën një bombë pranë ndërtesave qeveritare në Ankara më 1 tetor. Turqia ka kryer rregullisht operacione brenda vendit dhe në veri të Irakut kundër partisë së punëtorëve të kurdistanit, të cilën e konsideron organizatë terroriste.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04