Bashkimi Evropian po shqyrton përdorimin e aseteve të ngrira të Bankës Qendrore të Rusisë, me vlerë prej 300 miliardë dollarësh, për të gjeneruar fitime për rindërtimin e insfrastrukturës së shkatërruar të Ukrainës. Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel u ka bërë thirrje qeverive të Bashkimit Evropian që të vazhdojnë me konsultime në lidhje me përdorimet e aseteve të bankës qendrore ruse, me vlerë rreth 300 miliardë dollarë, për rindërtimin e Ukrainës.