Shtetet e pasura që kanë marrë pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Klimën (COP29) kanë rënë dakord të japin 300 miliardë dollarë në vit, për të financuar vendet e varfra ndërsa përballen me efektin e ndryshimeve klimatike. Shtetet pranuese të fondeve e kanë kritikuar marrëveshjen, duke thënë se fondet janë të pamjaftueshme. Marrëveshja, e arritur pas konferencës dyjavore, që është mbajtur në Baku, kryeqytetin e Azerbajxhanit, është përshkruar një hap i rëndësishëm në përpjekjet për të zvogëluar ritmin e ngrohjes globale.