Top News – 30 vjet pas diktaturës…!/ 8 dhjetor, reagon Meta dhe Basha
08/12/2020 10:45

30-vjetori i lëvizjes së parë studentore që solli edhe rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri është kujtuar nga e gjithë klasa politike shqiptare, ku një pjesë e tyre ka qenë edhe pjesë e saj dhe ende sot e kësaj dite janë pjesë e politikës shqiptare, apo drejtojnë shtetin. Presidenti Ilir Meta, si një nga nga studentët e kësaj lëvizjeve asaj kohe me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se sot pas 30 vitesh është koha për restart dhe për të guxuar dhe për të rivendosur, sipas tij, demokracinë. "KOHA PËR RESTART! Për rivendosjen e Demokracisë dhe Llogaridhënies! Për ta bërë Shqipërinë, si gjithë Europa! Unë besoj shumë në shpirtin energjik të të rinjve të Shqipërisë dhe në fuqinë e aftësive të tyre për ta transformuar dhe përmirësuar cilësisht të ardhmen e popullit tonë", shprehet Meta, ndërsa vlerëson liderin e kësaj Lëvizjeje, Azem Hajdarin. Nderojmë shpërthimin e vullkanit të guximit marramendës rinor për të përmbysur regjimin më të ashpër izolues dhe shtypës në kontinent, por ndihemi dhe po aq borxhlinj që në tre dekada nuk kemi bërë aq sa duhet për të qenë aty ku e meritonin sakrificat e tyre – shkruan Meta në facebook. Edhe kryedemokratio Basha ka shkrua në facebook disa rreshta për ditën e rinisë, e cila sipas tij nisi rrugëtimin nga qyteti studentë me thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!” Kjo ishte thirrja e tyre, teksa kapërcenin barrierat policore dhe dhunën e regjimit. 30 vjet më parë, heronjtë e rinisë shqiptare ndryshuan përgjithmonë fatin e Shqipërisë. Ata luftuan për liri, për demokraci, për të drejtat e njeriut - dhe fituan. Në 30 vjetorin e lëvizjes së dhjetorit le t'i nderojmë ata me zotimin për të bërë realitet Shqipërinë si gjithë Europa – shkruan Basha në facebook.

Top News- Ndërtimet pa leje në Theth, Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren
10/07 23:00
Top Channel/ Ndryshimet për vendbanimet, qeveria cakton edhe gjurmuesin e kanabisit
10/07 22:59
Top Channel/ Shuhen flakët në banesën pranë Pazarit të Ri, mbas zjarrit mbeten vetëm rrënojat
10/07 21:10
Top Channel/ Zjarr masiv në fshatin Gocë të Kavajës, digjen mbi 1000 rrënjë ullinj
10/07 20:20
Top News- Ministri Hasani në Letoni, viziton edhe kontingjentin e Forcave të Armatosura
10/07 20:11
Top Channel/ Momenti kur nxirret nga liqeni makina e 23-vjeçarit që u gjet i pajetë
10/07 20:04
Top Channel/ “Ke marrë lekë”! Çfarë i ndodhi kryepolicit të Shkodrës dje në Theth
10/07 19:45
Top Channel/ E Ngarkuara e SHBA vlerëson Dumanin për guximin në luftën kundër krimit e drogës
10/07 19:43
Top Channel/ Zjarr i madh në Zvërnec, rrezikohen të digjen dy hotele
10/07 19:32
Top News- Hotelet rrezikojnë të digjen në Zvërnec, era e fortë përhap flakët
10/07 19:22
Top News- Zjarr në Lezhë, flakët i afrohen zonës së banuar…zjarrfikësit në alarm
10/07 19:21
Top Channel/ Një tjetër vatër zjarri në Lezhë, flakët përfshijnë zonën pranë urës së Prekanit, pamje
10/07 18:41
Top Channel/ Përplasja në Theth, qytetari ia thotë në sy shefit të komisariatit: More lekë dhe…
10/07 18:39
Top News- Zjarr I madh tek Pazari I RI, shkrumbohet banesa nga flakët
10/07 17:29
Top News – TIA e Transavia zgjerojnë lidhjet me Francën. Dy linja të reja ajrore, Nantes e Bordeaux
10/07 17:19
Top Channel/ Mbytja e 23-vjeçarit, pamje nga momenti kur makina nxirret nga ujërat e Shkopetit
10/07 16:56
Top Channel/ Flakët përfshijnë një banesë në Tiranë
10/07 16:35
Top Channel/ Mbytja e 23-vjeçarit, nis operacioni për nxjerrjen e makinës nga liqeni i Shkopetit
10/07 15:46
Top Channel/ Krimi e droga! SHBA falenderon Dumanin, VanHorn takim në SPAK
10/07 15:41
Top News- Salianji rikthehet në Kavajë: Ju flas si qytetar që sapo përfundova njohjen me burgun
10/07 15:38