Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në aeroportin e Rinasit, ku një 30-vjeçar është vënë në pranga pasi tentoi të kalonte një pistoletë me municion luftarak në bagazhet e tij. Sipas policisë, raportohet se gjatë kontrollit të sigurisë, skaneri i aeroportit zbuloi armën, e cila ishte fshehur në çantën e udhëtarit. I arrestuari, Halil Hysaj, po përgatitej të udhëtonte drejt Italisë, vend ku është rezident. Pas sekuestrimit të armës dhe municionit, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme. Hysaj akuzohet për veprën penale të “Trafikimit të armëve dhe municionit”.