Zjarret në fshatrat përreth Fierit shkaktuan dëme të konsiderueshme në sipërfaqe të mëdha bujqësore. Një fermer i zonës, i gjendur përballë pasojave të rënda ekonomike, ka treguar pasojat e zjarrit dhe dëmet e shkaktuara në këto toka. Rasti u dënoncua nga deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi i cili përmes një videoje të publikuar në rrjetet e veta sociale ka treguar po ashtu nga afër përmasat e dëmit të shkaktuar nga zjarri në zonë dhe gjurmët e shkrumbuara që kanë mbetur pas. Pamjet nga Takodromi dhe zonat përreth tregojnë përmasat e dëmit, ndërsa fermerët kërkojnë përgjegjësi dhe mbështetje konkrete nga shteti për të rikuperuar tokat e djegura.