Modelja e njohur amerikane, Emily Ratajkovski vijon të dominojë në rrjetet sociale, teksa së fundi ka prekur dhe kaluar shifrën e 30 milionë ndjekësve në llogarinëe saj zyrtare në Instagram. 32-vjeçarja ‘ngre shpesh temperaturat ne rrjetet sociale, duke postuar foto me bikini, teksa vlen të theksohet se një audiencë të konsiderueshme e ka edhe për lidhjen e saj të fortë me sportin. Emily është një tifoze e zjarrtë e klubit Italian të Romës dhe ka fluturuar disa herë drejt kryeqytetit Italian për të ndjekur verdhekuqtë në ‘Olimpico’, teksa nuk ka ngurruar të ndajë me fansat në rrjetet sociale, edhe fotot e saj me fanellën e legjendës Francesco Totti.