Top News -30 miliardë dollarë pasuri të bllokuara/SHBA godet oligarkët rusë, shtëpi, jahte dhe fonde
30/06/2022 12:23

Një grup pune ndërkombëtar i krijuar në mars për të ushtruar presion ndaj Rusisë për t'i dhënë fund luftës së saj në Ukrainë ka bllokuar fonde dhe prona me vlerë mbi 30 miliardë dollarë të oligarkëve rusë. Përveç sekuestrimit të jahteve dhe shtëpive luksoze, grupi i punës, i njohur si REPO (Elitat Ruse, Mbështesit dhe Oligarkët), tha se ka ngrirë rreth 300 miliardë dollarë pasuri të Bankës Qendrore Ruse. Ukraina po i kërkon fondet e ngrira për rindërtimin e rajoneve të shkatërruara nga lufta. “Puna e grupit nuk ka përfunduar ende”, thuhet në deklaratë e grupit. "Në muajt e ardhshëm, anëtarët e grupit do të vazhdojnë të gjurmojnë pasuritë e sanksionuara nga Rusia dhe nuk do të lejojnë rusët e sanksionuar që të minojnë masat grupit të punës." Grupi i punës i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara u krijua më 17 mars me qëllim të konfiskimit të pasurive të individëve dhe subjekteve ruse që janë sanksionuar në lidhje me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës që filloi më 24 shkurt. Përveç Shteteve të Bashkuara, anëtarë të këtij grupi janë edhe Australia, Britania, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Komisioni Evropian. Që nga fillimi i sulmit ndaj Ukrainës, Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj qindra subjekteve dhe individëve të afërt me presidentin rus Vladimir Putin. Në lëvizjen e fundit të martën, Departamenti i Thesarit njoftoi sanksione kundër 70 subjekteve ruse, shumë prej të cilave konsiderohen kritike për aftësitë mbrojtëse të Rusisë, dhe 29 individëve rusë.

Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani!
08/04 15:13
Top Channel/ Tregjet globale, vazhdon rënia e cmimit të naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran!
08/04 14:54
Top Channel/ Kinës i vjedhin sekretet, hakerat marrin të dhënat nga superkompjuteri i qeverisë
08/04 14:53
Top Channel/ Greqia ndalon në 2027-tën mediat sociale për moshat nën 15 vjec!
08/04 14:30
Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, reagon Franca e Spanja: “Ndezën zjarrin, hedhin një kovë ujë”!
08/04 11:54
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, bie cmimi i naftës, ekspertët:“Trump s`do rrezikonte energjinë”!
08/04 11:52
Top Channel/”90 minuta larg katastrofës”: Arrihet armëpushimi SHBA-Iran, Hormuzi hapet për dy javë!
08/04 11:51
Top Channel/ Mbyllja e Hormuzit “pasuroi” Rusinë? DW: Miliarda nga nafta, gazi e plehrat kimike!
08/04 11:50
Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20