Top News/ 30 mijë viktima në 5 muaj luftë / Gaza e bërë rrafsh me tokën, frikë për një katastrofë
22/02/2024 11:56

Drejtuesit e 19 agjencive të OKB-së dhe organizatave partnere shprehën zhgënjimin e tyre në një deklaratë të përbashkët, ku i bëjnë thirrje Izraelit “të përmbushë detyrimin e tij ligjor” për të dërguar furnizime mjekësore dhe ushqime, si dhe të ndihmojë operacionet humanitare në Gazë. Deklarata u bën thirrje edhe udhëheqësve botërorë të parandalojnë një katastrofë edhe më të keqe. “Sëmundjet janë të gjithëpranishme. Uria është pranë. Uji është me pikatore. Infrastruktura bazë është shkatërruar”, shkruhet në deklaratën e organizmave humanitare. “Prodhimi i ushqimeve është ndalur. Spitalet janë shndërruar në fusha beteje. Një milion fëmijë përballen me trauma të përditshme”-vijon ajo. Drejtuesi i operacioneve humanitare të OKB-së, Martin Griffiths, së bashku me drejtuesit e Programit Botëror të Ushqimit, Organizatës Botërore të Shëndetit, Fondit të OKB-së për Fëmijët etj, thanë se civilët palestinezë janë të zhvendosur, të traumatizuar, të uritur dhe me pak mbështetje. Deklarata e tyre vjen një ditë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një projekt-rezolute të Këshillit të Sigurimit ku bëhej thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe ndërkohë që numri i viktimave palestineze po i afrohet 30 mijëve në gati pesë muaj luftime mes Izraelit dhe Hamasit. Lufta u shkaktua nga Hamasi me sulmin terrorist të 7 tetorit brenda territorit të Izraelit, ku zyrtarët thanë se u vranë 1200 persona. Rreth 250 të tjerë u morën peng dhe rreth 130 prej tyre vazhdojnë të mbahen në Gazë.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37