Top News – 30 mijë trupa të NATO-s në Ukrainë / Avionët amerikanë në gatishmëri, plani i Starmer
20/02/2025 14:37

Një plan paqeje për Ukrainën mund të shohë mijëra çizme perëndimore në terren në një propozim të hartuar nga kryeministri britanik Keir Starmer. Starmer ka mbështetur Ukrainën dhe ka përshkruar planet për një "forcë sigurie" pasi Presidenti Zelensky paralajmëroi Perëndimin se duhet të zgjedhë mes "Putinit ose paqes". Deklarata luftarake e Zelenskit vjen pasi Donald Trump e quajti atë një "diktator" dhe një komedian "mesatarisht të suksesshëm". Presidenti amerikan kritikoi Zelenskyn për mosmbajtjen e zgjedhjeve gjatë konfliktit, ndërsa ai po hyn në bisedime me Rusinë për t'i dhënë një fund të shpejtë luftës, një lëvizje që i ka lënë liderët botërorë të tronditur. Jo vetëm që Ukraina po ndihet e anashkaluar nga veprimet e Trump, por po ashtu edhe liderët evropianë të cilëve nuk iu dha një vend në bisedimet e mbajtura mes SHBA-së dhe Rusisë në Arabinë Saudite të martën. Starmer shpreson të veprojë si "një urë" mes SHBA-së dhe Evropës kur të takohet me Trump në Uashington javën e ardhshme, ku ai pritet t'i paraqesë Presidentit planin e tij. Kryeministri shpreson të tregojë se si forcat evropiane mund të ndihmojnë në zbatimin dhe mbrojtjen e çdo marrëveshje paqeje që sigurohet nga SHBA për të penguar Rusinë që ta shkelë atë. Por pavarësisht sugjerimeve nga Trump se Evropa duhet të jetë përgjegjëse për mbrojtjen e saj, kryeministri pritet të kërkojë që avionët dhe armët amerikane të jenë në gatishmëri në Evropën Lindore. Zyrtarët perëndimorë të informuar mbi planet kanë sinjalizuar se një forcë paqeruajtëse për të kontrolluar një vijë fronti prej 1000 kilometrash mund të shkojë deri në 30,000 trupa. Kjo ndodh pavarësisht se presidenti i Ukrainës Zelenski tha se do të duheshin të paktën 200,000 ushtarë për të penguar një pushtim të ri rus. Starmer shpreson që Trump do të pajtohet me planin pasi trupave amerikane nuk i kërkohet të jenë në terren ndërkohë që janë forcat e NATO-s ato që vendosen në konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë. Por me Gjermaninë, Italinë dhe Spanjën që kundërshtojnë vendosjen e trupave në Ukrainë, Evropa duket më e ndarë se kurrë.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55