30 ditët e ardhshme pritet të jenë një mision mjaft i rëndësishëm për Shqipërisë, sepse duke filluar nga data 1 qershor e deri në fund të këtij muaji, vendi ynë do të marrë presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB. Në kuadër të kësaj përgjegjësie, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, e cila njëkohësisht do të jetë edhe drejtuesja e Këshillit për këtë periudhë kohore, ndodhen për një vizitë zyrtare në SHBA.