Top News – 3 vjet hetime për 143 kg kokainë/ Si u zbulua kompania me lidhje në Ekuador
12/04/2021 21:22

Kompania “Massabi Fruits” me administrator shtetasit Erion Peti dhe Klajdi Xibraku, e cila kishte porositur kontejnerët me banane ku u gjet 143 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, prej kohësh ishte vendosur në “listën e zezë”. Prokuroria kishte nisur një hetim ndaj kompanisë duke gjurmuar çdo ngarkesë të saj, pasi kishin nisur dyshimet se trafikonin kokainë. Hetimi kishte nisur që në kohën kur në vend funksiononte ende Prokuroria e Krimeve të Rënda, pra në vitin 2018, për të bërë në fund kapjen e pak ditëve më parë. Ishte një informacion operativ i mbërritur nga jashtë Shqipërisë, ai që sinjalizoi agjentët lidhur me “pakon” që po vinte brenda kamionit. Brenda lënda narkotike ishte e mbështjellë me një shtresë metalike alumini, e cila synonte ti bënte ato të padukshme për skanerat ndërkufitarë. Por mesa duket nuk ka funksionuar. Sipas ekspertëve, droga ishte e një cilësie të pastër, dhe pritej që të përpunohej në Shqipëri. Ndërkohë që hetimet vazhdojnë për të zbuluar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në rrjetin e trafikimit. Të arrestuarit Erion Peti dhe Klajdi Xibraku kanë hapur kompaninë Masabi Fruits më 20 prill 2018, ndërkohë që një ditë më vonë është regjistruar edhe subjekti Exoalmax me pronar Selim Çekaj, të cilit gjithashtu në konteinierët me banane iu gjetën 49 kg kokainë. Selim Çekaj është babai i biznesmenit Arbër Çekaj, pronar i kompanisë tjetër “Arbri Garden”, e cila solli në Shqipëri në shkurtin e vitit 2018 nga Ekuadori 613 kg kokainë.

Top News- Zhvaste qytetarë duke i mashtruar/ Arrestohet 21-vjeçari me identitete të rreme në Tiranë
05/08 14:02
Top News- Rikthehet hashashi në Lazarat/ 55-vjeçari e mbolli në oborrin e shtëpisë, arrestohet
05/08 12:56
Top News – Bashkitë, ‘në dietë’ për investimet. Në 6 muaj shpenzuan 10 për qind të fondit vjetor
05/08 12:45
Top News – Shqiptarët ‘e hanë’ internetin. Konsumi për frymë, gati tre herë më i lartë se në BE
05/08 12:13
Top Channel/ Qendër e re ditore për të moshuarit në Elbasan, ofrohen shërbimet bazë mjekësore
05/08 12:12
Top Channel/ Larg teknologjisë! Kamp veror për fëmijët e Sarandës me lojëra e punime artizanale
05/08 12:10
Top News- Arrestohen dy vëllezërit kanosës / Tiranë, nxorrën armët pas sherrit për parakalimin
05/08 12:10
Top Channel/ Bullizmi online po denoncohet! Sektori kibernetik Lezhë: Qytetarët po ndërgjegjësohen
05/08 12:07
Top Channel/ Eliminohet ish polici i dënuar, gjet i pajetë në rrugë
05/08 12:02
Top Channel/ Qarkullonte me armë dhe kërcënoi të riun, pranga 27-vjeçarit, e pëson dhe i vëllai
05/08 12:01
Top News – 30 mln euro kredi nga BERZh. Fondit për rindërtimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë
05/08 11:51
Top News- Lihet në burg atentatori i ish-policit Bejtja/ ‘Pole Qorri’ para gjykatës: S’kam lidhje
05/08 11:39
Top News- Çmimet po largojnë pushuesit nga Kosova/Shoqata e turizmit paralajmëron bizneset shqiptare
05/08 11:22
Top News- Ndryshojnë vizat amerikane/ DASH propozon 15 mijë dollarë garanci për aplikuesit
05/08 11:09
Top News- Shpërthimi në garazhin në Tiranë/ Shpallet në kërkim autori që vuri lëndën plasëse
05/08 10:04
Top News- Ekzekutohet me armë zjarri ish-efektivi/ Dyshohet se 65-vjeçari u ekzekutua për hakmarrje
05/08 09:49
Top Channel/ Shpërthimi i tritolit në garazhin e Elvis Kosovës! Lëvizjet e autorit hap pas hapi
05/08 09:49
Top Channel/ Eliminohet me armë zjarri ish-efektivi i policisë në Vaun e Dejës
05/08 09:41
Top Channel/ Eliminohet me armë zjarri 65-vjeçari në Vaun e Dejës! Viktima, ish-polic
04/08 23:02
Top Channel/ Historike! Parlamenti grek njeh për herë të parë zyrtarisht besimin bektashi
04/08 23:00