Rei Meta, autori i vrasjes me grusht të Armando Meshaut, është dënuar këtë të mërkurë me 3 vite heqje lirie. Rei Meta akuzohet për "vrasje nga pakujdesia" neni 85, atë që kërkoi prokurori Arjan Xhaferraj ndërkohë që është dënuar me 3 vite nga gjykatësja Dorina Stroka. Prokuroria ka kërkuar 3 vjet e 6 muaj burg, por gjykatësja e dënoi me 3 vite. Nga ana tjetër familjarët e Meshaut kanë kërkuar që ndaj tij të ishte vrasje me dashje por kjo është rrëzuar. I pranishëm në sallë avokatët e Rei Metës dhe babai i autorit.