Pas tre vitesh burg, është liruar nga qelia Fatmir Hoxha, i akuzuar për vrasjen e Ahmet Toskës në Fier, më 26 tetor të vitit 2020. Pas ekspertimit të provave dhe pamjeve filmike si dhe rigjykimit në gjykatën e Fierit, ai ka fituar pafajësinë. I akuzuari për vrasjen e Toskës, Fatmir Hoxha nuk ka pranuar asnjëherë autorësinë e krimit, duke thënë se ditën e ngjarjes ishte ngritur nga gjumi në orën 08.00 që përkon me 2 orë më vonë me momentin e ekzekutimit, i cili ndodhi në orën 06.00 të mëngjesit.