Parlamenti i Ganës ka miratuar një projekt-ligj të ri të ashpër që imponon një dënim me burg deri në tre vjet për këdo që identifikohet si pjesë e komunitetit LGBTQ+. Ligjvënësit hodhën poshtë të gjitha propozimet për të zëvendësuar dënimet me burg me shërbime në komunitet dhe këshillim. Projektligji pati mbështetjen e dy partive kryesore politike të Ganës dhe ai do të hyjë në fuqi vetëm nëse presidenti Nana Akufo-Addo e dekreton atë. Më herët, ai ka deklaruar se do ta firmoste ligjin nëse shumica e ganezëve e mbështesin atë.