3 vite burg, ky është dënimi që ka dhënë Gjykata e Islamabadit në Pakistan për ish-kryeministrin e vendit Imran Khan. Gjakata e ka shpallur fajtor ish-kreun e qeverisë pakistaneze, për mosdeklarimin e parave që kishte fituar nga shitja e dhuratave shtetërore. Pavarësisht vendimit të gjykatës, Khan i mohon akuzat duke paralajmëruar apelim të vendimit.