Policia Spanjolle, në bashkëpunim të ngushtë me Europol dhe pesë vende të tjera bëri të mundur zbulimin në Malaga të një anijeje gjysmëzhytëse, e cila shërbente për transport të kokainës nga vendet e Amerikës Latine. Sekuestrimi u bë në kuadrin e operacionit të koduar “FERRO”, një operacion i nivelit të lartë kundër një grupi të krimit të organizuar i përfshirë në trafikun e drogës në disa vende të Evropës. Mbi 300 oficerë policie morën pjesë në këtë operacion në Spanjë mbështetur nga Policia e Kolumbisë, Holandës, Portugalisë, Agjencisë Kombëtare të Antikrimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.