Lufta në Ukrainë hyn në muajin e saj të 11-të, ende nuk duket të ketë një fund të afërt në horizont. Muajin e kaluar, Vladimir Putin pranoi se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të bëhet një “proces afatgjatë”, duke shtypur shpresat për një mbyllje të konfliktit në të ardhmen e afërt. Por, si mund të përfundonte lufta? Rruga e parë; Armëpushimi. Ndërsa luftimet vazhdojnë, një negocim mund të zhvillohet dhe mund të vijë një armëpushim i përkohshëm.