Jemi mësuar në jo pak raste të lexojmë lajmet ku shqiptarët kanë qënë ata që kane vjedhur vila luksoze apo sende me vlerë në vende të ndryshme të botës e hera herës ppre e këtyre vjedhjeve kanë qene njerëz shumë të pasur dhe të njohur të sportit dhe jo vetëm. E po duket se kësaj radhe ka ndodhur e kundërta, janë pikërisht 3 shqiptarë të cilët kanë rënë pre e një grabitje në ishullin e Mykonos në Greqi, një ndër vendet më të njohur për luxin dhe cmimet marramendëse.