Top News – 3 paga shtesë, punë 17 ditë në muaj/ Privilegjet që iu hoqën kontrollorëve të stresuar
08/04/2021 21:33

65 kontrollorët e trafikut ajror që pezulluan punën, duke paralizuar aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit, kërkonin rikthimin e pagës në nivelet fillestare të 4.400 dollarëve, aq sa c`e kishin përpara një viti. Rrogat e tyre u përgjysmuan për shkak të pandemisë, por kontrollorët vendosën të mos e pranonin më këtë gjendje, e të hidheshin në veprim. Një lëvizje kjo pas të cilës ministrja Balluku pa një prapavijë politike, edhe pse vetë punonjësit e Albcontrol këmbëngulnin se situata po bëhej stresuese për ta, e kjo i shkaktonte vështirësi në punë. Se fundi, mesohet se paga e bollshme për standartet shqiptare, nuk ishte i vetmi privilegj që ata gëzonin. Kontrollorët, sipas raporteve në media, merrnin aktualisht 2.400 dollarë në muaj, teksa punojnë vetëm 17 ditë në muaj. Ata marrin 15 paga në vit, pasi pjesë e privilegjeve që gëzojnë janë edhe tre paga shtesë, e sipas përllogaritjeve, përpara pandemisë një kontrollor merrte në fund të vitit si bonus gati 13 mijë dollarë. Ata përfitonin dy kontrolle të plota mjekësore falas në vit, kanë kryer trajnime të ndryshme nëpër botë, ndërsa pushimet i kalonin në vende që përfshinin dhe ishujt ekzotikë. Kreu i Sindikatës së Pavarur të Kontrollit të Trafikut Ajror Armando Fezga, përgjegjësja e turnit Flora Ndreca dhe Muhin Mezini janë tre kontrollorët që u ndaluan nga policia me akuzën e shpërdorimit të detyrës për bllokimin e aeroportit të Rinasit. Ne rastin e tyre, provë janë konsideruar edhe bisedat me njëri tjetrin në Whatsapp ku diskutohej organizimi i grevës, edhe pse ata vetë e mohojnë një gjë të tillë.

Top Channel/ Rama: Lironi Lungomaren! Bizneseve: Hiqni vetë barrikadat nga trotuaret
06/07 22:59
Top Channel/ Rutte: Nëse Kina sulmon Tajvanin, Xi do i kërkojë Putinit luftë ndaj NATO-s
06/07 22:56
Top News- Rama merr shembull Parisin e Londrën/ Reagon për zaptimin e hapësirave publike
06/07 22:26
Top News- Presidenti izraelit pret Netanyahun/ Kërkon marrëveshje me Palestinën, edhe me kosto
06/07 21:21
Top News- Korrupsionin në doganën e Qafë Botës, zbardhen bisedat mes doganierëve grekë
06/07 20:46
Top Channel/ Kosto e lartë, çmimi i ulët! Fermerët tregojnë vështirësitë
06/07 20:28
Top Channel/ Zjarret shtohen, sigurimet ulen! Dëme të mëdha në prona, shqiptarët s’sigurohen
06/07 20:26
Top Channel/ Perimet shtrenjtohen rrugës! Fermerët i shesin lirë, blerësit i 3-fishojnë
06/07 20:24
Top Channel/ 6 mijë vende pune të lira! Të gjitha profesionet që kërkohen
06/07 20:21
Top Channel/ “Kërcënimi me bombë, nga Serbia”! Kosova identifikon autorin që alarmoi deputetët
06/07 20:12
Top Channel/ Thellohet tragjedia në Teksas, 68 viktima nga përmbytjet, mes tyre 21 fëmijë
06/07 20:11
Top Channel/ Vlora pastrohet/ Aksion për lirimin e hapësirave publike dhe pastrimin e gjelbërimeve
06/07 19:53
Top Channel/ Zjarri shuhet, tymi toksik vazhdon në Elbasan, mbetjet lëshojnë gazra të dëmshëm
06/07 19:50
Top News- Aksidenti i dytë brenda 24 orësh/ Makinat përplasen në Peqin, 2 të plagosur
06/07 19:06
Top Channel/ Aksident ne aksin rrugor Elbasan-Peqin, dy persona te plagosur
06/07 18:01
Top News- Nis lirimi i hapësirave në kryeqytet, Hoxha: Strukturat do vijojnë me vendosmëri
06/07 17:26
Top Channel/ Gjermanët kërkojnë falje në Borovë/ Përkujtohet vr*sja e 107 banorëve, 82 vite më parë
06/07 15:12
Top News- Zaptoi plazhin tek ‘Uji I Ftohtë’, e pëson administratori, sekuestrohen shezlongët
06/07 15:08
Top Channel/ Arrestohet polici fajdexhi/ Oficerit të antidrogës i gjenden 5 automjete
06/07 15:02
Top News- Kod inteligjent për të hapur derën, babë e bir krijuan laboratorin e fshehtë në një dhomë
06/07 14:45