Ish-kryeministri Sali Berisha për herë të parë kaloi pa asnjë mëdyshje pragun e prokurorisë së Tiranës për të dhënë dëshminë e tij për protestën e 8 janarit. Edhe pse ndaj tij nuk ka asnjë akuzë konkrete, Berisha për më shumë se 3 orë u është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve Elisabeta Imeraj dhe prokurorit të dosjes Enio Mazreku.