Policia e Kukësit ka finalizuar dy operacione brenda 24 orëvë për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Në pranga ka përfunduar një 34-vjeçar, I cili u kap duke u kujdesur për për bimët narkotike që kishte kultivuar në fshatin Kalimash. Një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.