Policia italiane gjeti mbi tre milionë euro të fshehura brenda mureve të shtëpisë së një trafikanti të dyshuar droge, pas një informacioni të marrë në rrugë operative, tha për AFP-në një prokuror i lartë antimafia. Gjatë kontrollit u gjetën gjithashtu armë të tipit "Kallashnikov", armë të tjera dhe 11 ora "Rolex", tha prokurori i Napolit, Nicola Gratteri.